Kerkoni Zotin ndersa mund te gjendet,
e thirrni ndersa eshte afer. - Isaia 55:6

                             Ungjilli i JEZU KRISHTIT


Cfarë duhet të dish rreth Perëndisë

 

Perendia është i shenjtë.

Zoti është pafundësisht i pastër, komplet i ndarë, i vecuar dhe totalisht ndryshe nga cdo qënie tjetër e krijuar. Ai është Unik. Ai është një Zot i Shenjtë i drejtësisë dhe i ka sytë tepër të pastër për të parë të keqen. Ai është totalisht i ndarë dhe i pastër nga mëkati dhe padrejtësia. Asnjë gjë dhe askush nuk mund të krahasohet me Të.    

I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti Perëndi, i Githëpushtetshmi, që ishte, që është dhe që vjen! (Zbulesa 4:8b).  I shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i Tij. (Psalmi 111:9b).  Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë.(Habakuku 1:13)

Ngaqë Ai është i shenjtë, ti nuk mund ti afrohesh Atij në qoftë se ke edhe vetëm një mëkat të vetëm.

 

Perëndia është i drejtë.

Sipas Biblës, Perendia është një qënie absoulitisht i drejtë. Nuk ka asnjë gjë gabim apo të pasaktë rreth natyrës apo veprave të Tij. Natyra, motivet, veprimet dhe gjykimet e Tij janë gjithmonë përsosmërisht të drejta. Si një Zot i drejtë Ai e do drejtësinë, por urren padrejtësinë.

Ai është Shkëmbi, vepra e Tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e Tij ka drejtësi. Eshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; Ai është i drejtë dhe i mirë. (Ligji i Përtërirë 32:4)

Ai ka vendosur Ligjin e Tij dhe kërkon drejtësi për ata që e shkelin atë. Ai e do të gjithë atë që është e drejtë dhe e mirë, por urren dhe ofendohet shumë për cdo mëkat të vetëm. Bibla thotë madje se Perëndia i urren të gjithë keqbërësit dhe është i zemëruar me ta cdo ditë. Perëndia nuk urren nga një zemër e keqe sic bëjmë ne; Në ndryshim nga ne, Ai qëndron i përsosur në shprehjen e urrejtjes së shenjtë përkundrejt atyre që e refuzojnë dhe shkelin Ligjin e Tij. 

Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet cdo ditë me keqbërësit. Në qoftë se keqbërësi nuk kthehet, ai do të mpreh shpatën e Tij: e ka shtrirë harkun e Tij dhe e ka përgatitur. (Psalmi 7:11-12)

Zoti është i drejtë. Ai nuk mund ta anashkalojë dhe tolerojë mëkatin. Dhe përgjigjja e një Zoti të drejtë, të shenjtë dhe të dashur është Zemërimi, Drejtësia e përsosur e Zotit.

 

 Cfarë duhet të dish rreth Vetes.

 

Shumë njerëz kanë një opinion të mirë pozitiv për veten e tyre. Gjithësesi, gjëja më e rëndësishme nuk është cfarë ne mendojmë për veten tonë por cfarë Zoti mendon për ne dhe për njerëzimin në përgjithësi. Cfarë ti mendon për veten tënde nuk ka shumë rëndësi kur qëndron përpara një gjykatësi në një sallë gjyqi apo kur aplikon për një punë në një intervistë; Ajo që ka rëndësi është cfarë gjykatësi ose punëdhënësi mendon për ty. Në të njëjtën mënyrë, të dish cfarë Zoti ka thënë për ty është jashtë- zakonisht e rëndësishme. Pavarësisht opinionit njerëzor, si je ti në sytë e Tij?

Ndoshta do të habitesh të dëgjosh se Zoti është shumë i ofenduar nga ty. Ai nuk shikon asnjë gjë të mirë në ty. Ti ke mëkatuar kundër Tij. Ti ke rebeluar, ofenduar dhe e ke braktisur Atë. Faktikisht, Bibla specifikisht tregon se Zemërimi i Perëndisë është dhe digjet kundër teje dhe është vetëm për shkak  të mëshirës së Tij që Ai nuk të ka dënuar akoma.

 

Të gjithë njerëzit janë mëkatarë

Të gjithë njerezit kanë mëkatuar dhe janë të korruptuar në sytë e Zotit të shenjtë, kjo përfshin edhe ty. Bibla deklaron se nuk ka asnjë që është i drejtë, pa mëkat, ose i mirë, dhe asnjë nuk mund ta pastrojë veten nga mëkati i tij.

“Sepse gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë”.  (Libri i Romakëve, kapitulli 3, vargu 23).  

“Sic është shkruar: Nuk ka asnjë drejtë, as edhe një. Nuk ka asnjë kuptojë, nuk ka asnjë kërkojë Perëndinë. gjithë kanë dalë nga udha, gjithë janë bërë padobishëm, nuk ka asnjë bëjë mirën, as edhe një.  (Libri i Romakëve, kapitulli 3, vargjet 10-12) 

“Kush mund thotë: “Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im”?    (Libri i Fjaleve te Urta, kapitulli 20, vargu 9) 

 

Ti ke lindur me nje natyrë mëkatare.  

Të gjithë njerëzit kanë lindur në këtë botë me një natyrë mëkatare armiqësore ndaj Zotit dhe totalisht të prirur për mëkat dhe ligësi. Nuk është vetëm cfarë ne bëjmë që është e keqe, por vetë esenca se kush ne jemi është e ligë. Për shkak të natyrës sonë, nuk ka asgjë të mirë në ne! Cdo aspekt e qënies sonë është e korruptuar nga mëkati - duke përfshirë intelektin tonë, emocionet, dëshirat, zemrat, motivet, dhe trupat tanë fizikë. Ne na mungon aftësia për të bërë ndonjë gjë që mund ta kënaqë Perëndinë, për të kuptuar ndonjë gjë për Të, dhe madje edhe aftësia për të ardhur tek Ai, sepse ne të gjithë nga natyra urrejmë dritën e pastërtisë së Tij dhe duam errësirën e kënaqësive tona mëkatare.

“Dhe gjyqi është ky: Drita erdhi botë dhe njerëzit deshën errësirën tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin mbrapshta. Sepse kushdo bën gjëra mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, mos zbulohen veprat e tij.(Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 3, vargjet 19-20).  

Ky korrupsion dhe kjo paudhësi ka filluar dhe është mbrujtur që në ngjizjen e njeriut. 

“Ja, unë jam mbrujtur paudhësi, dhe nëna ime ka ngjizur mëkat”.   (Libri i Psalmeve, kapitulli 51, vargu 5). 

Pasi kemi lindur ne devijojmë në pasione mëkatare edhe pse mund të jemi të vegjël dhe fëmijë;

“Synimet e zemrës njeriut janë këqija qysh fëmijërinë e tij”.  (Libri i Zan. kap. 8, v. 21) 

 

Mëkati është kundër Perëndisë

Mëkati është rebelim kundër Perëndisë. është një gjë shumë e keqe në sytë e pastër të Zotit.

Cdo thyerje e ligjit të Tij është mëkat dhe dicka e neveritshme në sytë e Tij.

Cdo njeri, ka thyer urdhërmin e Tij më të madh.

“Dhe Jezusi tha: Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mëndjen tënde. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.(Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 22, vargjet 37, 38)

Cili Urdhërim është ky?   - "Urdhërmi i parë dhe më i madh"

Nëse ky është Urdhërimi i parë dhe më i madh, atëhere cili është mëkati i parë dhe më i madh?  - "Të mos e mbash këtë Urdhërim"

A e ke mbajtur ti? A e ke vendosur Perëndinë të parin në gjithcka, Të parin në dashuri, Të parin në mendime, Të parin në kënaqësitë e tua, Të parin në biznes, Të parin në gjithcka?

Ti, ashtu si cdo njeri, ke gënjyer njerëz të tjerë, prindëerit e tu, mësuesit, shokët, etj, kaq shumë herë duke thyer urdhërimin e nëntë të Zotit. Mos bëj dëshmi rreme”.  (Libri i Eksodit, kap. 20, v. 16).

Ti, ke përdorur emrin e Zotit kot dhe je betuar për Të, duke thyer urdhërimin e tretë të Tij.Mos e përdor emrin e Zotit, Perëndisë tënd, kot sepse Zoti nuk do lërë pandëshkuar atë përdor kot emrin e tij”. (Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 7).

Tani apo kur ke qënë fëmijë, ti nuk u je bindur prindërve të tu dhe nuk i ke dëgjuar, duke shkelur urdhërimin e pestë të Zotit. Ndero atin dhe nënën tënde”. (Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 12).

Ja cfarë thotë Përëndia më tej:

A nuk e dini se padrejtët nuk do trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: As kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as shpifësit, as rrëmbyesit nuk do trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë”. (Letra e parë e Korintasve, kapitulli 6, vargjet 9, 10). 

“Kurorëshkelja, kurvëria, papastërtia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësia, grindja, xhelozia, zemërimi, rivaliteti, përcarjet, tarafet, smira, vrasjet, dehurit, grykësia, dhe tjera ngjashme me to... ata i bëjnë këto gjëra nuk do trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë”.  (Letra e Galatasve, kapitulli 5, vargjet 19-21)

 

Zemra dhe Mendja e Ligë e Njeriut.  

Pse shikojmë kaq shumë të këqija dhe ligësi rreth e rrotull nesh? Pse njerëzit mund të jenë kaq brutal dhe të pamëshirshëm me njëri-tjetrin? Pse bota është në këtë gjëndje ku ndodhet sot?

Bibla ka një përgjigje dhe deklaron se zemra e njeriut dhe zemra jote është plot ligësi, nga ajo dalin të gjitha të këqijat dhe asnjë nuk mund ta njohë atë.

“Zoti pa ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe tërë synimet e mendimeve zemrës tyre nuk ishin gjë tjetër, vecëse e keqja cdo kohë”. (Libri i Zanafilles, kapitulli 6, vargu 5)

“Zemra gënjehet tepër se cdo gjë tjetër dhe sëmuret mënyrë pashërueshme; kush mund ta njohë atë?  (Libri i Jeremias, kapitulli 17, vargu 9)  

“Jezusi tha: ...Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet, vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, marrëzia. Gjithë këto mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriun”. (Ungjilli sipas Markut, kapitulli 7, vargjet 21-23)

E gjithë qënia e njeriut, zemra e tij është e korruptuar nga mëkati dhe kjo rezulton në vepra te liga.

Nga zemra e njeriut dalin të gjitha gjërat e liga që mund të mendohen, duke përfshirë mendime të këqija, imoraliteti seksual, vjedhjet, vrasjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, sensualiteti, krenaria, dhe marrëzia. Bashkë me zemrat tona të liga, mendjet tona gjithashtu janë armiqësore dhe të përfshira në vepra të liga. Por edhe ajo që na bind cfarë është e drejtë dhe cfarë është e gabuar – ndërgjegjja – është e ligë në vetvete, e papastër dhe e ndotur. Zemrat tona janë gjëja e fundit që duhet të ndjekim dhe e vërteta nuk do të gjendet kurrë brenda nesh. Nëse ndjek zemrën tënde, rruga mund të duket e drejtë dhe e mirë në sytë e tu por do të zbulosh që përfundon në vdekje.

“Eshtë një rrugë njeriut i duket e drejtë, por fund ajo nxjerr rrugët e vdekjes”. (Libri i Fjalëve te Urta, kapitulli 14, vargu 12). 

Në qoftë se nuk do të ishte për fuqinë kufizuese të Zotit, hirit dhe mëshirës së tij, të gjithë njerëzit do të ishin kaq shumë të këqinj me njëri-tjetrin, saqë as nuk mund ta imagjinojmë dot. Diktatorët dhe kriminelët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit na tregojnë potencialin që gjithesecili prej nesh ka, për të qënë si ata. Megjithatë, në gjithë ligësinë e tyre, ata u kufizuan nga hiri i zakonshëm i Zotit.

 

Ti je skllav i mëkatit.

Njerëzimi nuk është vetëm fajtor për mëkat, por gjithashtu është i skllavëruar nga ai. Dashuria e madhe e njeriut për mëkatin dhe të keqen tregon që ai është një skllav i tij dhe i kapur rob nga epshet dhe kënaqësitë e tij. E vetmja gjë që njerëzimi ka bërë dhe vazhdon të bëjë në mënyrë aktive është të përfshihet në pasione, dëshira, dhe praktika mëkatare në mendime, në fjalë, dhe në vepra.

“Jezusi iu përgjigj atyre: “Në vërtetë, vërtetë po ju them: Kush bën mëkat, është skllav i mëkatit. Por skllavi nuk rri përgjithmonë shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë. Pra, nëse Biri do t'ju bëjë lirë, do jeni me vërtetë lirë”.(Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 8, vargjet 34-46)

 

Përpjekjet e liga fetare të njeriut.

Shumë njerëz besojnë se mund të shkojnë në Parajsë duke ndjekur një fe. Por problemi qëndron akoma, që asnjë fe nuk mund ta heqë, është fakti që njerëzimi është fajtor për mëkat dhe i gjithë mëkati duhet dhe do të ndëshkohet nga Zot i drejtë dhe i shenjtë. Asnjë fe nuk mund të heqë mëkatet e dikujt dhe asnjë nuk mund ta bëjë veten e tij të pastër. Cdo mëkat duhet të dënohet nga një Zot i drejtë.

“Edhe sikur laheshe me sodë dhe përdorje shumë sapun, paudhësia jote do linte një njollë pashlyeshme para meje” - thotë Zoti.   (Libri i Jeremias, kapitulli 2, vargu 22)

“A mundet një etiopias ndryshojë lëkurën e tij o një tigër këmbejë lëkurën me vijëza? njëjtën mënyrë ju, jeni mësuar bëni keqen, a do mund bënit mirën?( Libri i Jeremias, kapitulli 13, vargu 23)

“Kush mund nxjerrë një gjë pastër nga një gjë e papastër?  Askush”. (Libri i Jobit, kap. 14, vargu 4)

Njerëzit jane plot paudhësi dhe veprat e tyre më të mira janë si rroba ndotura në sytë e Perëndisë.

Për ta kuptuar më mirë këtë koncept, marrim shembullin e nje lebrozi, nëse marrrim një njeri me lebrën më të keqe, ai është një masë mishi e kalbur gjaku dhe lëngu dhe mban erë me dhjetra metra larg. Nëse ne do të merrnim rroben më të pastër, më të mirë dhe më të bukur dhe ta mbështillnim këtë lebroz me atë, pas pak sekondash ajo rrobe e bardhë do të ndotet, gjakoset dhe do të bëhet si mishi i lebrozit.

Këtë po thotë edhe Zoti këtu. Kështu janë veprat tona të mira përpara Tij, ashtu sic është zemra jonë.

“Jemi gjithë si një gjë e papastër, dhe gjitha veprat tona drejtësisë (veprat e mira) janë si një rrobe e ndotur; po fishkemi gjithë si një gjethe dhe paudhësitë tona na cojnë larg si era”.    (Libri i Isaias, kapitulli 64, vargu 6)

“Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë fshihet fytyra e Tij prej jush, mos ju dëgjojë”. (Libri i Isaias, kapitulli  59, vargu 2)

“C'është njeriu ta konsiderojë veten pastër, dhe i linduri nga një grua për qënë i drejtë? Ja Perëndia nuk u besë as shenjtorëve Tij dhe qiejt nuk janë pastër sytë e Tij; Aq pak një qënie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, e pi paudhësinë sikur ishte ujë!”  (Libri i Jobit, kapitulli 15, vargjet 14-16) 

“Si mund jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund jetë i pastër një i lindur nga një grua?  Dhe nëse edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë pastër  në sytë e Tij, aq pak njeriu, është një vemje, biri i njeriut është një krimb!”.  (Libri i Jobit, kap. 25, v. 4-6)

 

Cfarë duhet dish për Perëndinë e Drejtësisë

Nëse Perëndia është me të vërtetë i drejtë, dhe ti me të vërtetë mëkatar dhe fajtor, Ai nuk mund të të falë ty! Nëse Ai është i drejtë Ai duhet të të dënojë ty!  Drejtësia e Perëndisë kërkon që mëkati dhe mekatari të dënohet.

 “Eshtë caktuar njerëzit vdesin vetëm një herë, dhe pas vjen gjyqi”.  (Libri i Hebrenjve, kapitulli 9, vargu 27)   “Paga e mekatit eshte vdekja”.  (Libri i Romakeve, kapitulli 6, vargu 23)     

 Nuk flasim vetëm për vdekjen fizike, por flasim për vuajtje të përjetshme në një vend vuajtjesh dhe zjarri që quhet Ferr, ku Perëndia ndëshkon përgjithmonë, në përjetësi, ata që kanë mëkatuar, e kanë ofenduar dhe kanë shkelur Ligjin e Tij. Eshtë e përjetshme sepse mëkati është kundër një Zoti të përjetshëm dhe një mëkat kundër një Zoti të përjetshëm rezulton në pasoja të përjetshme. Për shkak të cdo gjëje të thënë më lart, ti je në armiqësi me Të dhe Zemërimi i Tij i përjetshëm qëndron mbi ty!

 

Ka Shpëtim per ty vetëm në Jezu Krishtin

Por Zoti nuk është vetëm i drejtë, Ai është edhe i dashur.

Kështu vetë Ai bën një rrugë për të kënaqur drejtësinë e Tij dhe për të shpëtuar njerëzit e Tij, dhe si e bën Ai këtë?  - Ai dërgon një Zëvendësues për mëkatarin. Ai dërgon Birin e Tij të vetëm.

 

Kush ishte Krishti?

Jezu Krishti është Zoti, Biri i Perëndisë, i cili ka krijuar gjithcka,

Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni sepse jam.  (Gjoni 13:13)

Të gjitha u bënë me anë të Tij, dhe pa Atë nuk u bë as edhe një nga ato që janë bërë. (Gjoni 1:3)

Ai nuk la mënjanë Hyjninë e Tij, Ai la lavdinë dhe privilegjet e Hyjnisë së Tij. Ai nuk u bë dicka më pak se Zot, por u bë dicka që Zoti nuk kishte qënë kurrë. Ai i shtoi natyrës së Tij Hyjnore, natyrën njerëzore. Ai mori mish dhe u bë njeri.

I cili, edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e cmoi si një gjë ku të mbahej fortë, për të qënë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e Tij, duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit. (Filipianët 2:6,7)

Ai zbriti në tokë duke lindur nga një e virgjër si personi i Jezu Krishtit.

Dhe ajo do të lindë një djalë dhe do ti vësh emrin Jezus, sepse Ai do të shpëtojë popullin e Tij nga mëkatet e tyre. (Mateu 1:21)

 

Cfarë tha Ai për veten e vet?

Jezusi u përgjigj dhe i tha: Kushdo që pi nga ky ujë do të ketë përsëri etje, por kush pi nga uji që i jap unë, nuk do të ketë më etje përjetë; por uji që unë do t'i jap, do të bëhet në të një burim uji, që buron në jetë të përjetshme.  (Gjoni 4:13,14)

Dhe Jezusi u tha atyre: Unë jam buka e jetës; ai që vjen tek Unë nuk do të ketë uri dhe ai që beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.  (Gjoni 6:35) 

Në të vërtetë në të vërtetë po ju them: Ai që beson në mua, ka jetë të përjetshme. Unë jam buka e jetës. (Gjoni 6:47,48)

Dhe Jezusi u foli atyre duke thënë: Unë jam drita e botës; kush më ndjek, nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës.  (Gjoni 8:12)

Unë jam dera; nëse dikush hyn nëpërmjet meje, do të shpëtohet dhe do të hyjë dhe do të dalë dhe do të gjejë kullotë... Unë jam Bariu i mirë, bariu i mirë jep jetën e vet për delet.  (Gjoni 10: 9,11)

Jezusi i tha: Unë jam Ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe në vdektë, do të jetojë... dhe kushdo që jeton dhe beson në mua, nuk do të vdesë aspak përjetë... (Gjoni 11:25,26)

Jezusi i tha: Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përvecëse nëpërmjet meje. (Gjoni 14:6)

Jezusi thotë: “Ejani tek unë, ju të gjithë të munduar dhe të rënduar dhe unë do t'ju jap clodhje... unë do t'ju jap prehje për shpirtërat tuaj” (Mateu 11:28)

 

Cfarë bëri Ai?

Në kohën e caktuar, sipas planit të përjetshëm të Perëndisë, Ai shkoi të vdiste në kryq. Ndërsa ishte kryqëzuar në atë kryq, të gjitha mëkatet e njerëzve të Tij u vendosën mbi Të, të gjitha mëkatet e tua, e gjithë ligësia jote u vendos mbi Krishtin, dhe kur kjo ndodhi Ati braktisi Birin e Tij te dashur dhe Zemërimi i Perëndisë - Zemërimi dhe Drejtësia e Tij e Shenjtë për gjithcka që është e ligë - ra mbi Të, për të ndëshkuar mëkatet e njerëzve të Tij në Të. Dikush duhej të merrte mëkatet, dikush duhej të vdiste, dikush duhej të skarifikohej, dikush duhej të paguante pagën e mëkatit që të pajtoheshim me Perëndinë. Jezusi ishte Qengji i Perëndisë që u sakrifikua në vendin tënd dhe timin. Të gjithë gjykimin, dënimin dhe zemërimin e Perëndisë që ti dhe une meritonim për shkak të gjithë ligësisë sonë, Krishti e mori në kryq. Ai mori vendin tonë, Ai mori mëktatet tona dhe mori dhe dënimin tonë. I drejti për të padrejtët.

Por Perëndia e tregon dashurinë e Tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.   (Romaket 5:8)

Kur Ai tha: “U krye”  ishte një fjalë në greqishten e vjetër që do të thoshte që u pagua plotësisht.

Zoti në dashurinë e Tij erdhi poshtë dhe pagoi në Birin e Tij.

Por Ai nuk qendroi i vdekur. Pas tre ditesh Ai u ringjall duke mundur vdekjen, mëkatin, dhe Ferrin. Ringjallja e Tij provoi që Ai ishte përsosmërisht pa mëkat dhe që Perëndia e pranoi Sakrificën e Tij për mëkatet.  Ai u ngjit në Qiell dhe u ul në të djathtën e Atit të Tij dhe i është dhënë autoriteti mbi gjithë qiellin dhe tokën. Perëndia e ka caktuar Atë si Mbretin e Lavdisë dhe ka caktuar një ditë në të cilën Ai do të gjykojë botën për mëkatet e saj dhe ti japë fund padrejtësisë.

Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve, dhe se u varros dhe se u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve.   (1 Korintasit 15:3-4)

Ne ishim skllav të mëkatit por Ai na shpengoi, na bleu dhe na bëri të lirë me anë të gjakut të Tij. Ishim ne ata që duhej të dënoheshim por Ai dha veten e vet, mori dënimin tonë dhe vdiq në vendin tonë. Ne ishim nën zemërimin e Perëndisë por Ai e fashiti, e qetësoi atë në kryq duke e marrë Ai zemërimin dhe dënimin e Atit të Tij, në vendin tonë. Ne ishim armiq por Ai si ndërmjetës na pajtoi me Perëndinë.  Ne ishim borxhlinj, por Ai pagoi borxhin tonë. Ne ishim të huaj, por për shkak të Krishtit ne jemi bërë bij të Perëndisë.

 

Cfarë duhet të bësh

Perëndia... tani i urdhëron të gjithë njerëzit kudo, që të pendohen.  (Veprat 17:30)

Eja tek Ai dhe largohu nga zemërimi që po vjen! Të pendohesh është të kthehesh nga gjithcka në jetën tënde që është kundër vullnetit të Zotit, duke përfshirë veprat e tua, fjalët, dhe mendimet. Ndalo së luftuari kundër Perëndisë! Bjer përpara Tij dhe ndalo së përpjekuri për të drejtësuar veten tënde dhe nga mendimi që je mjaft i mirë. Prano ligësinë tënde përpara një Zoti të shenjtë, pafuqinë tënde për të bërë ndonjë gjë për ta kënaqur Atë, dhe mos beso në asgjë tjetër përvecëse në atë cfarë Krishti ka bërë. Nëse vjen tek Krishti, të pendohesh nga mëkatet e tua dhe të besosh në Të, ti do të shpëtohesh.

Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh.  (Veprat 16:31)

Eja tek Ai dhe Ai do të të shpetojë. Të gjitha mëkatet e tua do të fshihen. Dhe jo vetëm që Ai do të heqë të gjitha mëkatet e tua, por Ai gjithashtu do të të japë ty vetë drejtësinë e Tij nëpërmjet veprës dhe meritës së Jezu Krishtit, Birit të Tij!

Jezusi thotë: “Ejani tek unë, ju të gjithë të munduar dhe të rënduar dhe unë do t'ju jap clodhje... unë do t'ju jap prehje për shpirtërat tuaj” (Mateu 11:28)

Ai që beson në Birin ka jetë të përjetshme, por ai që nuk beson te Biri, nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të.  (Gjoni 3:36)

Pastaj (Jezusi) e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe u tha: Kushdo që do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.  (Marku 8:34)

Bible Search

Search the Bible



BibleGateway.com

Google+ Web Search

Quote of the Day

Quote of the Day

Site Clock

Super Share

Share on Facebook