Kerkoni Zotin ndersa mund te gjendet,
e thirrni ndersa eshte afer. - Isaia 55:6


Dilema e madhe

Të gjithë ne jemi nën zemërimin e Perëndisë, por atëhere, si mund të shpëtohemi ne? si mund të shpëtohesh ti? Si mund Perëndia të jetë i drejtë dhe të qëndrojë i drejtë dhe në të njëjtën kohë të drejtësojë, të shpallë të drejtë (të pafajshëm) njeriun mëkatar? - Kjo është dilema e madhe, dhe kjo është arsyeja pse erdhi Jezu Krishti.  Pse Zoti, Biri i Perëndisë mori një trup njerëzor dhe erdhi në tokë.

 

Ka shpetim për ty Vetëm në Jezu Krishtin

Këtu është lajmi i mirë i Ungjillit - Për shkak se Perëndia është i drejtë, dhe për shkak se Ai na do;  Ai vendosi të na arrijë dhe të na ofrojë shpresën e shpëtimit duke derguar Birin e Tij, Jezu Krisht, që të na pajtonte me veten e Tij. Ai dergoi Birin e Tij që të merrte mëkatet tona dhe të vdiste në vendin tonë.

Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindur, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme.  (Gjoni 3:16)

Për të kënaqur drejtësinë e Tij dhe nga dashuria e Tij e madhe për njerëzimin. Ai erdhi në këtë botë të korruptuar nëpërmjet lindjes nga një virgjëreshë si personi i Jezu Krishtit, duke jetuar një jetë të përsosur dhe pa mëkat. Duke bërë mrekullli, duke shëruar dhe duke ringjallur të vdekurit. Në kohën e caktuar, sipas planit të përjetshëm të Perëndisë, Ai shkoi të vdiste në kryq. Ndërsa ishte kryqëzuar në atë kryq, të gjitha mëkatet e njerëzve të Tij u vendosën mbi Të, të gjitha mëkatet e tua, e gjithë ligësia jote u vendos mbi Krishtin, dhe kur kjo ndodhi Ati braktisi Birin e Tij te dashur dhe Zemërimi i Perëndisë - Zemërimi dhe Drejtësia e Tij e Shenjtë për gjithcka që është e ligë - ra mbi Të, për të ndëshkuar mëkatet e njerëzve të Tij në Të. Dikush duhej të merrte mëkatet, dikush duhej të vdiste, dikush duhej të skarifikohej, dikush duhej të paguante pagën e mëkatit që të pajtoheshim me Perëndinë.

Jezusi ishte Qengji i Perëndisë që u sakrifikua në vendin tënd dhe timin. Të gjithë gjykimin, dënimin dhe zemërimin e Perëndisë që ti dhe une meritonim për shkak të gjithë ligësisë sonë, Krishti e mori në kryq. Ai mori vendin tonë, Ai mori mëktatet tona dhe mori dhe dënimin tonë. I drejti për të padrejtët.

Por Perëndia e tregon dashurinë e Tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.   (Romaket 5:8)

Jezu Krishti u ringjall nga të vdekurit tre ditë më vonë, duke mundur vdekjen, mëkatin, dhe Ferrin. Ringjallja e Tij provoi që Ai ishte përsosmërisht pa mëkat dhe që Perëndia e pranoi Sakrificën e Tij për mëkatet.  Ai u ngjit në Qiell dhe u ul në të djathtën e Atit të Tij dhe i është dhënë autoriteti mbi gjithë qiellin dhe tokën. Perëndia e ka caktuar Atë si Mbretin e Lavdisë dhe ka caktuar një ditë në të cilën Ai do të gjykojë botën për mëkatet e saj dhe ti japë fund padrejtësisë.

Krishti vdiq për mëkatet tona, sipas Shkrimeve, dhe se u varros dhe se u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve.   (1 Korintasit 15:3-4)

Ne ishim skllav të mëkatit por Ai na shpengoi, na bleu dhe na bëri të lirë me anë të gjakut të Tij. Ishim ne ata që duhej të dënoheshim por Ai dha veten e vet, mori dënimin tonë dhe vdiq në vendin tonë. Ne ishim nën zemërimin e Perëndisë por Ai e fashiti, e qetësoi atë në kryq duke e marrë Ai zemërimin dhe dënimin e Atit të Tij, në vendin tonë. Ne ishim armiq por Ai si ndërmjetës na pajtoi me Perëndinë.  Ne ishim borxhlinj, por Ai pagoi borxhin tonë. Ne ishim të huaj, por për shkak të Krishtit ne jemi bërë bij të Perëndisë.

Mënyra e vetme që një person mund të pajtohet me Perëndinë është vetëm nëpërmjet Krishtit, sepse vetem Ai ka drejtësinë që Perëndia kërkon dhe është vetëm nëpërmjet besimit në Të, që mund të merret.

Ti, sot, ke një mundësi të jashtëzakonshme, një ditë në të cilën Krishti e ka hapur kanat më kanat derën e mëshirës, dhe qëndron duke thirrur dhe duke të të bërtitur me një zë të lartë. Një ditë në të cilën shumë po gëlojnë për tek Ai, dhe po shtyhen për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë. Shumë po vijnë përditë nga lindja, perëndimi, veriu dhe jugu; shumë, që pak kohë më parë ishin në po atë gjëndje të mjerë ku ndodhesh edhe ti, janë tashti në një gjëndje të lumtur, me zemra të mbushura me dashuri për Atë që i deshi dhe i lau prej mëkateve të tyre me gjakun e Tij, dhe po gëzojnë shpresën e lavdisë së Perëndisë.

Si mund të qëndrosh qoftë edhe për një moment në gjëndjen ku je?! Gjëndja jote është tepër e rrezikshme! Fajësia dhe zemërngurtësia jote janë tepër të mëdha. Ke nevojë të konsiderosh veten tënde, dhe të zgjohesh krejt nga gjumi.  Ju të rinj e të reja, kur do të hiqni dorë nga kotësitë rinore dhe do të vraponi për te Krishti? Po ta lini mënjanë një shpëtim kaq të madh, ju do ta shkatërroni jetën tuaj dhe do të bëheni së shpejti si ata njerëz që kalonin në mëkat të gjitha ato ditë të cmuara të rinisë, dhe tashmë kanë ardhur në një gjëndje aq të tmerrshme verbërie dhe fortësie.

 

 

Cfarë duhet të bësh

Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit kudo të pendohen nga mëkatet e tyre, të kthehen tek Perëndia, dhe të besojnë Ungjillin e Zotit Jezu Krisht.  

 

Perëndia... tani i urdhëron të gjithë njerëzit kudo, që të pendohen.  (Veprat 17:30)

Eja tek Ai dhe largohu nga zemërimi që po vjen! Të pendohesh është të kthehesh nga gjithcka në jetën tënde që është kundër vullnetit të Zotit, duke përfshirë veprat e tua, fjalët, dhe mendimet. Ndalo së luftuari kundër Perëndisë! Bjer përpara Tij dhe ndalo së përpjekuri për të drejtësuar veten tënde dhe nga mendimi që je mjaft i mirë. Prano ligësinë tënde përpara një Zoti të shenjtë, pafuqinë tënde për të bërë ndonjë gjë për ta kënaqur Atë, dhe mos beso në asgjë tjetër përvecëse në atë cfarë Krishti ka bërë. Nëse vjen tek Krishti, të pendohesh nga mëkatet e tua dhe të besosh në Të, ti do të shpëtohesh.

 

Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh.  (Veprat 16:31)

Eja tek Ai dhe Ai do të të shpetojë. Të gjitha mëkatet e tua do të fshihen. Dhe jo vetëm që Ai do të heqë të gjitha mëkatet e tua, por Ai gjithashtu do të të japë ty vetë drejtësinë e Tij nëpërmjet veprës dhe meritës së Jezu Krishtit, Birit të Tij!

Jezusi thotë: “Ejani tek unë, ju të gjithë të munduar dhe të rënduar dhe unë do t'ju jap clodhje... unë do t'ju jap prehje për shpirtërat tuaj” (Mateu 11:28)

Ai që beson në Birin ka jetë të përjetshme, por ai që nuk beson te Biri, nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të.  (Gjoni 3:36)

Pastaj (Jezusi) e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe u tha: Kushdo që do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë.  (Marku 8:34)

Bible Search

Search the Bible



BibleGateway.com

Google+ Web Search

Quote of the Day

Quote of the Day

Site Clock

Super Share

Share on Facebook