Kerkoni Zotin ndersa mund te gjendet,
e thirrni ndersa eshte afer. - Isaia 55:6

Cfarë duhet të dish rreth Zotit

 Zoti është personal.

Zoti nuk është një gjë, një forcë apo fuqi kapricoze që endet nëpër Univers. Bibla na tregon që Ai është një Qënie Personale, i vetë-dijshëm për ekzistencën e Tij, që zotëron intelekt dhe vullnet dhe që është i aftë të hyjë në një marrëdhënie personale me njeriun. Ai mendon, flet, dëshiron dhe ndërvepron. Ai zotëron njohuri dhe urtësi, Ai do dhe urren.

 Zoti zotëron një intelekt.  Intelekti është një karakteristikë për të arsyetuar, përceptuar dhe kuptuar. Sipas Biblës Zoti zotëron një intelekt përtej të kuptuarit njerëzor.  Sa të mëdha janë veprat e tua o Zot, sa të thella janë mendimet e tua!  (Psalmi 92:5)

 Duke qënë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia – thotë ZOTI. Ashtu si qiejt janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja.  (Isaia 55:8,9)

 Zoti zotëron një vullnet.  Bibla na tregon qartë se Zoti ka një vullnet.  Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i ZOTIT do të mbetet i pandryshuar.  (Fjalët e Urta 19:21)

 

 Zoti është Një.  

Bibla na tregon që ka vetëm një Zot të Vetëm të Vërtetë.

 Mëso, pra, sonte dhe mbaje në zemrën tënde që ZOTI është Perëndi atje lart në qiej dhe këtu poshtë në tokë, dhe se nuk ka asnjë tjetër.  (Ligji i Përtërirë 4:39)

Sepse kështu thotë ZOTI që ka krijuar qiejt, Ai, Perëndia që ka formuar tokën dhe e ka bërë: ...Unë jam ZOTI dhe nuk ka asnjë tjetër.   (Isaia 45:18)

Dëgjo, Izrael, ZOTI, Perëndia ynë, është ZOTI i vetëm.  (Ligji i Përtërirë 6:4)

Por fjala një apo i vetëm në këtë varg (echad – në hebraisht) i referohet një uniteti sesa një personi të vetëm. Përdoret e njëjta fjalë te Ezdra 3:1 – "Populli u mblodh si një njeri i vetëm"

 

Zoti është Triun.

"Triun" përshkruan një mister hyjnor, të pazbërthyeshëm për mëndjen njerëzore. Bibla afirmon që Perëndia i Gjallë i Vetëm i Vërtetë ekziston përjetësisht në tre persona, të vecuar dhe të ndërlidhur, por prapë duke mbetur vetëm një Perëndi, një Zot. Bibla i quan Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë..

Dhe Jezusi sapo u pagëzua, doli nga uji; dhe ja, qiejt u hapën dhe Ai pa Frymën e Perëndisë të zbresë si një pëllumb e të vijë mbi Të; dhe, ja, një zë prej qiellit [Ati]që tha: Ky është Biri im i dashur, në të cilin gjeta pëlqim.  (Mateu 3:16,17)

Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë. (Mateu 28:19)

Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Perëndisë dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qofshin me ju të gjithë. Amen.  (2 Korintasit 13:13)

 

Zoti është Frymë.   

Ai nuk ka përmasa fizike dhe është i padukshëm.

Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë, duhet ta adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën. (Gjoni 4:24)

Ai nuk është i kufizuar as në hapësirë dhe as në kohë dhe as nuk banon në vënde "të shenjta".

Perëndia, që bëri botën dhe të gjitha sa  janë në të, duke qënë Zot i qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e njeriut, dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për ndonjë gjë, sepse Ai u jep të gjithëve jetë, frymëmarrje, dhe gjithcka.  (Veprat 17:24,25)

 

Zoti është Krijuesi.

Në fillim, Zoti, krijoi në mënyrë të përsosur njeriun dhe të gjitha gjërat e tjera. Ai ishte përpara cdo gjëje dhe cdo gjë ekziston për shkak të Tij.  Vetëm ti je ZOTI! Ti ke bërë qiejt, qiejt e qiejve dhe tërë ushtrinë e tyre, dheun dhe tërë ato që qëndrojnë mbi të, detet dhe gjithcka që është në ta. Ti i mban gjallë tërë këto gjëra dhe ushtria e qiejve të adhuron.  (Nehemia 9:6) 

Ai bëri tokën me fuqinë e Tij, ka vendosur botën me urtësinë e Tij dhe ka shpalosur qiejt me zgjuarsinë e Tij.  (Jeremia 10:12)

I denjë je, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse Ti i krijove të gjitha gjërat, dhe për hir të vullnetit tënd janë dhe u krijuan.  (Zbulesa 4:11)

 

Zoti është Mbajtësi.  

Bibla na mëson jo vetëm që Zoti është Krijuesi por edhe Mbajtësi. Ne i detyrohemi Atij për cdo frymëmarrje dhe lëvizje. Cdo qënie, që nga ëngjëlli më i lartë deri te krimbi më i vogël jeton në varësi absolute nga Zoti. Ne do të marrim frymë vetëm sepse Ai do ta japë.

Ai (Perëndia) ka në dorë jetën e cdo gjallese dhe frymën e cdo qënie njerëzore.  (Jobi 12:10)

Në qoftë se Perëndia do të vendoste në zemrën e vet të tërhiqte Frymën dhe hukatjen e Tij, cdo mish do të shkatërrohej njëkohësisht dhe njeriu do të kthehej në pluhur.  (Jobi 34:14,15)

Të gjithë presin që Ti t'u japësh ushqimin në kohën e duhur. Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; Ti hap dorën dhe ngopen me të mira. Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; Ti tërheq frymën e tyre, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre. Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu Ti ripërtërin faqen e dheut.  (Psalmi 104:27-30)

Perëndia që bëri botën dhe të gjitha sa janë në të... Ai u jep të gjithve jetë, frymëmarrje dhe gjithcka;... në Të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi.  (Veprat 17: 24,25,28)

 

Zoti është i Përsosur.  

Bibla na mëson se Zoti është i përsosur. Ai jo vetëm që është i përsosur moralisht, por Ai është i përsosur në cdo aspekt në atë që Ai është dhe në atë që Ai bën.

Veprat e Tij janë të përsosura.  Zoti është i përsosur në cdo aspekt të karakterit të Tij, dhe si pasojë edhe Veprat e Tij janë të përsosura. Cdo gjë që Zoti ka bërë, bën dhe do të bëjë në Univers dhe në ne është e përsosur.

Rruga e Perëndisë është e përsosur; Fjala e Tij është e pastruar me zjarr... (Psalmi 18:30)

 

Zoti është i Përjetshëm.  

Perëndia gjithmonë ka ekzistuar dhe gjithmonë do të ekzistojë; Ai ka qënë dhe gjithmonë do të jetë Perëndi nga përjetësia në përjetësi. Ai nuk kishte fillim dhe Ai nuk do të ketë as fund.

Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi. - thotë Zoti. Që është dhe që ishte dhe që vjen, i Gjithpushtetshmi.  (Zbulesa 1:8)

Para se të kishin lindur malet dhe para se Ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë Ti je Perëndia.  (Psalmi 90:2)

Sepse një mijë vjet në sytë e tu janë si dita e djeshmeqë ka kaluar, ose sikur ta gëdhish një natë. (Psalmi 90:4)

Mbretërimi i Zotit është i përjetshëm.

Por ZOTI është Perëndia i vërtetë, Ai është Perëndia i Gjallë dhe Mbreti i Përjetshëm...   (Jeremia 10:10a)

Mbretëria jote është një mbretëri e përjetshme dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi. (Psalmi 145:13)

Shpëtimi dhe Kujdesi i Tij për njerëzit e Tij është i përjetshëm.

Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e Tij të përjetshëm...  (Ligji i Përtërirë 33:27)

 

Zoti është i Pandryshueshëm.  

Ai është i pandryshueshëm, konstant dhe besnik. Ai nuk nuk ndryshon kurrë.

Së lashti, ti ke vendosur tokën dhe qiejt janë vepër e duarve të tua; ata do të zhduken, por Ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobe; Ti do t'i ndërrosh si një rrobe dhe ata do të ndryshohen. Por Ti je gjithnjë po Ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund. (Psalmi 102:25-27)

Jezu Krishti është i njëjtë dje dhe sot dhe në përjetësi. (Hebrenjtë 13:8)

 

Zoti është i Plotëfuqishëm.  

Zoti është i fuqishëm të bëjë gjithcka që ka premtuar.

Ah, Zot, ZOT! Ja, ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. Nuk ka asgjë tepër të vështirë për ty.  (Jeremia 32:17)

Po, unë pranoj që ZOTI është i madh dhe që Zoti ynë është përmbi të gjitha perënditë. ZOTI bën c'të dojë në qiell dhe në tokë, në dete dhe në të gjitha humnerat.  (Psalmi 135:5,6)

ZOTI i ushtrive është betuar duke thënë: Në të vërtetë ashtu sic e kam menduar, ashtu do të jetë, dhe ashtu si kam vendosur, ashtu ka për të ndodhur. Meqënëse ZOTI i ushtrive e ka vendosur këtë, kush mund t'ia anullojë? Dora e Tij është shtrirë dhe kush mund ta detyrojë ta tërheqë?  (Isaia 14:24,27)

 

Zoti është i Kudondodhshëm.  

Ai është prezent në cdo vend dhe në cdo kohë.  Kjo nuk do të thotë që një pjesë e Zotit është në Kinë dhe një pjesë tjetër është në Shqipëri. Jo, Ai është plotësisht kudo në të njëtën kohë.

Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate? Në rast se ngjitem në qiell, Ti je atje; në rast se e shtrij shtratin tim në Sheol, Ti je edhe aty. Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.  (Psalmi 139:7-10)

"A jam unë vetëm një Perëndi nga afër?" - thotë ZOTI, "apo edhe një Perëndi nga larg?  A mund të fshihet dikush në vende të fshehta që unë të mos e shoh?" - thotë ZOTI. "A nuk e mbush unë qiellin dhe tokën? - thotë ZOTI."  (Jeremia 23:23,24)

 

Zoti është i Gjithëdijshëm.  

Ai zotëron njohuri të përsosura për të gjitha gjërat e kaluara, të tashmen dhe të ardhmen. Asgjë nuk ka të fshehur për Perëndinë. Jo vetëm që Ai di faktet, por i interpreton ato me urtësi të përsosur. Cdo krijesë, vepër dhe mendim është si një libër i hapur para Tij.

Qoftë i bekuar emri i Perëndisë gjithmonë e përjetë, sepse Atij i përkasin ditura dhe forca. Ai ndryshon kohërat dhe stinët, i ul mbretërit dhe i larton, u jep dituri të urtëve dhe dije atyre që kanë mend. Ai tregon gjërat e thella dhe të fshehta, njeh atë që është në terr dhe drita qëndron me Të.  (Danjeli 2:20-22)

Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjithë sipas emrit të tyre. I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e Tij dhe e pafund zgjuarsia e Tij.  (Psalmi 147:4,5)

Ti më ke hetuar, o ZOT, dhe më njeh. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim. Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia. Sepse, edhe para se të jetë fjala mbi gojën time ti, o ZOT, e di atë plotësisht.  (Psalmi 139:1-4)

ZOTI i njeh mendimet e njeriut dhe e di që nuk janë vecëse kotësi.  (Psalmi 94:11)

Sepse Ai i mban sytë te rrugët e njeriut dhe shikon tërë hapat e tij. Nuk ka terr, as hije vdekjeje ku mund të fshihen njerëzit e këqij. Në fakt Perëndia nuk ka nevojë ta kqyrë gjatë një njeri, para se ta nxjerrë për gjykim para Tij.  (Jobi 34:21-23)

ZOTI shikon nga qielli; Ai shikon tërë bijtë e njerëzve. Nga vendi i banimit të Tij Ai kqyr tërë banorët e tokës. Ai e ka formuar zemrën e te gjithve, Ai kupton tërë veprat e tyre.  (Psalmi 33:13-15)

Sepse rrugët e njeriut janë gjithnjë përpara syve të ZOTIT dhe Ai vëzhgon të gjitha shtigjet e Tij.  (Fjalët e Urta 5:21)

Sytë e ZOTIT janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët.  (Fjalët e Urta 15:3)

Dhe nuk ka asnjë krijesë që është e padukshme para Tij, por gjithcka është lakuriq dhe e zbuluar para syve të Atij, të cilit ne duhet t'i japim llogari.  (Hebrenjtë 4:13)

 

Zoti është Besnik.  

Ai është i denjë për besim absolut, dhe njerëzit e Tij mund të varen tek Ai pa asnjë dyshim.

Prano, pra, që ZOTI, Perëndia yt, është Perëndia, Perëndia besnik që respekton besëlidhjen e Tij dhe tregohet i mbarë deri ne brezin e njëmijtë ndaj atyre që e duan..  (Ligji i Përtërirë 7:9)

O ZOT, mirësia jote arrin deri në qiell dhe besnikëria jote deri te retë. (Psalmi 36:5)

 

Zoti është dashuri. 

Bibla na tregon se dashuria hyjnore është më shumë sesa qëndrim, emocion, apo vepër por një pjesë e qënies dhe natyrës së Tij. Jo vetëm që Ai do por Ai është edhe dashuri.

...Perëndia është dashuri.  (1 Gjoni 4:8)

Do ishte më e lehtë sikur të numëroje yjet e qiellit dhe kokrrizat e rërës se sa të masje ose edhe të përpiqeshe të përshkruaje dashurinë e Perëndisë.

Dashamirësia e Zotit kundrejt të gjitha krijesave.

Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhembshuri për të gjitha veprat e Tij.  (Psalmi 145:9)

ZOTI, ZOTI Perëndi, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri.  (Eksodi 34:6)

 

Zoti është i Shenjtë.  

Perëndia është pafundësisht i pastër, komplet i ndarë, i vecuar dhe totalisht ndryshe nga cdo qënie tjetër e krijuar. Ai është Unik. Ai është një Perëndi i Shenjtë i drejtësisë dhe i ka sytë tepër të pastër për të parë të keqen. Ai është totalisht i ndarë dhe i pastër nga mëkati dhe padrejtësia. Asnjë gjë dhe askush nuk mund të krahasohet me Të.

I shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i Tij. (Psalmi 111:9b)

I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti Perëndi, i Githëpushtetshmi, që ishte, që është dhe që vjen!   (Zbulesa 4:8b)

Me kë kërkoni, pra, të më ngjasoni që të jem baras me të? - thotë i Shenjti. (Isaia 40:25)

Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë.  (Habakuku 1:13)

 Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e Tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më.   (Isaia 59:2)

 

Zoti është i drejtë.  

Sipas Biblës, Perëndia është një qënie absoulitisht i drejtë. Nuk ka asnjë gjë gabim apo të pasaktë rreth natyrës apo veprave të Tij. Natyra, motivet, veprimet dhe gjykimet e Tij janë gjithmonë përsosmërisht të drejta. Si një Perëndi i drejtë Ai e do drejtësinë, por urren padrejtësinë.

Ai është Shkembi, vepra e Tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e Tij ka drejtësi. Eshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; Ai është i drejtë dhe i mirë. (Ligji i Përtërirë 32:4)

Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit Tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate.  (Psalmi 89:14)

Sepse Zoti është i drejtë; Ai e do drejtësinë; njerëzit e drejtë do të sodisin fytyrën e Tij. (Psalmi 11:7)

Por Zoti i ushtrive do të jetë lartësuar në gjyq, dhe Perëndia i shenjtë do të tregohet i shenjtë në drejtësi.   (Isaia 5:16)

Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet cdo ditë me keqbërësit. Në qoftë se keqbërësi nuk kthehet, ai do të mpreh shpatën e Tij: e ka shtrirë harkun e Tij dhe e ka përgatitur. (Psalmi 7:11-12)

 

Zoti është Zot mbi gjithcka.

Bibla na tregon jo vetëm që Zoti është Krijuesi dhe Mbajtësi po edhe se Ai është Zot dhe Mbret mbi gjithcka. Ai sundon mbi të gjitha krijesat, veprimet dhe gjërat, nga më e madhja te më e vogla, nga urtësia e Tij e përsosur, fuqia e Tij e pafundme dhe drejtësia e Tij absolute.

Supremacia e Zotit.

Jotja, o ZOT, është madhështia, fuqia, lavdia, shkëlqimi, madhëria, sepse gjithcka që është në qiell dhe mbi tokë është jotja. E jotja, o ZOT, është mbretëria, dhe Ti ngrihesh sovran mbi gjithcka.  (1 Kronikave 29:11)

ZOTI shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e Tij ndodhet përmbi qiej. Kush i përngjan ZOTIT, Perëndisë tonë, që banon në vënde shumë të larta, që ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiej dhe mbi tokë?  (Psalmi 113:4-6)

Zot.   Perëndia ka sovranitet absolut mbi krijimin e Tij.

Perëndia është Zot i qiellit dhe i tokës. (Veprat 17:24)

Mbret.  Në Bibël Perëndia është Mbret i madh mbi të gjithë krijimin dhe mbretëron me një lavdi të patejkalueshme.

Sepse ZOTI, Shumë i Larti, është i tmerrshëm, një Mbret i madh mbi gjithë dheun. (Psalmi 47:2)

"...Sepse unë jam një Mbret i madh." - thotë ZOTI i ushtrive, "dhe emri im është i tmerrshëm midis kombeve".  (Malakia 1:14b)

Qengji (Krishti) do t'i mundë, sepse Ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve... (Zbulesa 17:14)

Sepse ZOTI është një Perëndi i madh dhe një Mbret i madh mbi gjithë perënditë.  (Psalmi 95:3)

Por Mbretit të përjetësive, të pavdekshmit, të padukshmit, të vetmit Perëndi të urtë, i qoftë nder e lavdi në jetë të jetëve. Amen  (1 Timoteu 1:17)

Sundues, Sundimtar.   Ai sundon mbi gjithcka. Asnjë, duke përfshirë njeriun, është përtej kufijve të sundimit të Tij.

Zoti e ka vendosur  fronin e Tij në qiejt dhe mbretërimi i Tij sundon mbi gjithcka. (Psalmi 103:19)

O ZOT, Perëndia i etërve tanë, a nuk je ti Perëndia që është në qiell? Po, Ti sundon mbi të gjitha mbretëritë e kombeve, në duart e tua janë forca dhe fuqia dhe nuk ka njeri që mund të të rezistojë.  (2 Kronikave 20:6)

 

Zoti është Ligjvënës dhe Gykatës.  

Bibla tregon që Zoti është i shenjtë dhe i drejtë. Ai e ka zbuluar vullnetin e Tij të gjithë njerëzve dhe do ti gjykojë ata sipas standartit që ju është zbuluar atyre. Të gjitha krijesat mund të jenë të sigurta që Zoti do ti gjykojë ato sipas standarteve më strikte të drejtësisë. Duhet të kuptohet gjthmonë që gjykimi i Zotit mbi njeriun nuk është i pajustifikuar dhe mizor, por një pasojë e paevitueshme e karakterit të Tij të shenjtë dhe të drejtë.

Zoti si Ligjvënës.  Bibla na tregon që Krijuesi, Zoti sovran i universit është gjithashtu edhe Ligjvënësi dhe Gjykatësi i saj suprem.

ZOTI është Gjykatësi ynë, ZOTI është Ligjvënësi ynë, ZOTI është Mbreti ynë...  (Isaia 33:22)

Vetëm një është Ligjvënësi, Ai që mund të shpëtojë dhe të shkatërrojë... (Jakobi 4:12)

Zoti është Ligjvënësi dhe Ai do të gjykojë cdo njeri sipas Ligjit të Tij.

Zoti si Gjykatës. (Mbikqyrësi i Gjithëdijshëm).  Sipas Biblës, Zoti ka zbuluar vullnetin e Tij dhe do ti gjykojë njerëzit për cdo gjë që kanë bërë. Ai zotëron njohuri të përsosur për gjithcka pa qënë nevoja për të kërkuar apo zbuluar fakte. Asgjë nuk ka të fshehur për Të. Gjithdijshmëria e Perëndisë jo vetëm që provon që Ai është i denjë për të gjykuar, por gjithashtu garanton që Gjykimi i Tij do të jetë i gjithmonë i përsosur.

Zoti gjithmonë do të gjykojë sipas njohurisë së Tij të përsosur të të gjitha fakteve.

Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që zemërohet cdo ditë me keqbërësit. (Psalmi 7:11)

Por Zoti mbetet përjetë; Ai ka vendosur fronin e Tij për të gjykuar. Ai do të gjykojë botën me drejtësi, do ti gjykojë popujt me pa-anësi.  (Psalmi 9:7,8)

Sepse Perëndia do të vërë të gjykohet cdo vepër, dhe cdo gjë që është fshehur, qoftë e mirë apo e keqe.  (Predikuesi 12:14)

Eshtë caktuar që njerëzit të vdesin një herë, dhe më pas vjen gjyqi.  (Hebrenjtë 9:27)