Kerkoni Zotin ndersa mund te gjendet,
e thirrni ndersa eshte afer. - Isaia 55:6

Korruptimi i plote i njeriut  (Total depravity)

Cfarë duhet të dish rreth vetes

Shumë njerëz kanë një opinion të mirë pozitiv për veten e tyre. Gjithësesi, gjëja më e rëndësishme nuk është cfarë ne mendojmë për veten tonë por cfarë Zoti mendon për ne dhe për njerëzimin në përgjithësi. Cfarë ti mendon për veten tënde nuk ka shumë rëndësi kur qëndron përpara një gjykatësi në një sallë gjyqi apo kur aplikon për një punë në një intervistë; Ajo që ka rëndësi është cfarë gjykatësi ose punëdhënësi mendon për ty. Në të njëjtën mënyrë, të dish cfarë Zoti ka thënë për ty është jashtë- zakonisht e rëndësishme. Pavarësisht opinionit njerëzor, si je ti në sytë e Tij?

 Ndoshta do të habitesh të dëgjosh se Zoti është shumë i ofenduar nga ty. Ai nuk shikon asnjë gjë të mirë në ty. Ti ke mëkatuar kundër Tij. Ti ke rebeluar, ofenduar dhe e ke braktisur Atë. Faktikisht, Bibla specifikisht tregon se Zemërimi i Perëndisë është dhe digjet kundër teje dhe është vetëm për shkak  të mëshirës së Tij që Ai nuk të ka dënuar akoma.

 

Të gjithë njerëzit janë mëkatarë

Të gjithë njerezit kanë mëkatuar dhe janë të korruptuar në sytë e Zotit të shenjtë, kjo përfshin edhe ty. Bibla deklaron se nuk ka asnjë që është i drejtë, pa mëkat, ose i mirë, dhe asnjë nuk mund ta pastrojë veten nga mëkati i tij.

“Sepse gjithë kanë mëkatuar dhe nuk e arrijnë lavdinë e Perëndisë”.  (Libri i Romakëve, kapitulli 3, vargu 23).  

“Sic është shkruar: Nuk ka asnjë të drejtë, as edhe një. Nuk ka asnjë që të kuptojë, nuk ka asnjë që të kërkojë Perëndinë. Të gjithë kanë dalë nga udha, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një (Libri i Romakëve, kapitulli 3, vargjet 10-12) 

“Kush mund të thotë: “Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im”?    (Libri i Fjaleve te Urta, kapitulli 20, vargu 9) 

 

Ti ke lindur me nje natyrë mëkatare.  

Të gjithë njerëzit kanë lindur në këtë botë me një natyrë mëkatare armiqësore ndaj Zotit dhe totalisht të prirur për mëkat dhe ligësi. Nuk është vetëm cfarë ne bëjmë që është e keqe, por vetë esenca se kush ne jemi është e ligë. Për shkak të natyrës sonë, nuk ka asgjë të mirë në ne! Cdo aspekt e qënies sonë është e korruptuar nga mëkati - duke përfshirë intelektin tonë, emocionet, dëshirat, zemrat, motivet, dhe trupat tanë fizikë. Ne na mungon aftësia për të bërë ndonjë gjë që mund ta kënaqë Perëndinë, për të kuptuar ndonjë gjë për Të, dhe madje edhe aftësia për të ardhur tek Ai, sepse ne të gjithë nga natyra urrejmë dritën e pastërtisë së Tij dhe duam errësirën e kënaqësive tona mëkatare.

“Dhe gjyqi është ky: Drita erdhi në botë dhe njerëzit deshën errësirën më tepër se dritën, sepse veprat e tyre ishin të mbrapshta. Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen te drita, që të mos zbulohen veprat e tij.” (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 3, vargjet 19-20).  

Ky korrupsion dhe kjo paudhësi ka filluar dhe është mbrujtur që në ngjizjen e njeriut. 

“Ja, unë jam mbrujtur në paudhësi, dhe nëna ime më ka ngjizur në mëkat”.   (Libri i Psalmeve, kapitulli 51, vargu 5). 

Pasi kemi lindur ne devijojmë në pasione mëkatare edhe pse mund të jemi të vegjël dhe fëmijë;

“Synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij”.  (Libri i Zan. kap. 8, v. 21) 

 

Mëkati është kundër Perëndisë

Mëkati është rebelim kundër Perëndisë. është një gjë shumë e keqe në sytë e pastër të Zotit.

Cdo thyerje e ligjit të Tij është mëkat dhe dicka e neveritshme në sytë e Tij.

Cdo njeri, ka thyer urdhërmin e Tij më të madh.

“Dhe Jezusi tha: Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mëndjen tënde. Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi.” (Ungjilli sipas Mateut, kapitulli 22, vargjet 37, 38)

Cili Urdhërim është ky?   - "Urdhërmi i parë dhe më i madh"

Nëse ky është Urdhërimi i parë dhe më i madh, atëhere cili është mëkati i parë dhe më i madh?  - "Të mos e mbash këtë Urdhërim"  A e ke mbajtur ti? A e ke vendosur Perëndinë të parin në gjithcka, Të parin në dashuri, Të parin në mendime, Të parin në kënaqësitë e tua, Të parin në biznes, Të parin në gjithcka?

Ti, ashtu si cdo njeri, ke gënjyer njerëz të tjerë, prindëerit e tu, mësuesit, shokët, etj, kaq shumë herë duke thyer urdhërimin e nëntë të Zotit. “Mos bëj dëshmi të rreme”.  (Libri i Eksodit, kap. 20, v. 16).

Ti, ke përdorur emrin e Zotit kot dhe je betuar për Të, duke thyer urdhërimin e tretë të Tij. “Mos e përdor emrin e Zotit, të Perëndisë tënd, kot sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij”. (Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 7).

Tani apo kur ke qënë fëmijë, ti nuk u je bindur prindërve të tu dhe nuk i ke dëgjuar, duke shkelur urdhërimin e pestë të Zotit. “Ndero atin dhe nënën tënde”. (Libri i Eksodit, kapitulli 20, vargu 12).

Ja cfarë thotë Përëndia më tej:

“A nuk e dini se të padrejtët nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: As kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as shpifësit, as rrëmbyesit nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë”. (Letra e parë e Korintasve, kapitulli 6, vargjet 9, 10). 

“Kurorëshkelja, kurvëria, papastërtia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësia, grindja, xhelozia, zemërimi, rivaliteti, përcarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia, dhe të tjera të ngjashme me to... ata që i bëjnë këto gjëra nuk do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë”.  (Letra e Galatasve, kapitulli 5, vargjet 19-21)

 

Urrejtja e njeriut përkundrejt Perëndisë.

Megjithëse Perëndia e ka zbuluar veten e Tij shumë qartë që asnjë të mos shfajësohet, njerëzimi ka refuzuar ta nderojë Atë dhe në vend të kësaj ai ka ndërruar të vërtetën e Tij për një gënjeshtër, duke zgjedhur për ti shërbyer figmenteve të vetë imagjinatës së vet - sic janë fetë apo teoria e evolucionit - më tepër sesa Atë. Asnjë prej tyre nuk e kërkon Perëndinë dhe Ai nuk është në asnjë mendim të tyrin. Megjithëse njerëzit mund të kenë një ide të tyren për Të, të cilit i luten, ata nuk duan ta njohin si Perëndinë e Gjallë të Vërtetë sic Ai e ka zbuluar Veten në Bibël. Mendjet e tyre janë armiqësore ndaj Tij, për shkak të urrejtjes që është rrënjosur brenda natyrës së tyre mëkatare dhe dashurisë së tyre për mëkatin. 

“Ajo që mund të dihet për Perëndinë është bërë e dukshme për ta, sepse Perëndia ua ka shfaqur atyre. Sepse cilësitë e Tij të padukshme, fuqia e Tij e përjetshme dhe hyjnia e Tij, duke qënë të dukshme nëpërmjet veprave të Tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pashfajesueshëm. Sepse megjithëse e njohën Perëndinë, nuk e përlëvduan, as e falenderuan si Perëndi, përkundrazi u bënë të pamend në arsyetimet e tyre dhe zemra e tyre pa gjykim u errësua”.  (Libri i Romakëve, kapitulli 1, vargjet 19-21)

 

Zemra dhe Mendja e Ligë e Njeriut.  

Pse shikojmë kaq shumë të këqija dhe ligësi rreth e rrotull nesh? Pse njerëzit mund të jenë kaq brutal dhe të pamëshirshëm me njëri-tjetrin? Pse bota është në këtë gjëndje ku ndodhet sot?

Bibla ka një përgjigje dhe deklaron se zemra e njeriut dhe zemra jote është plot ligësi, nga ajo dalin të gjitha të këqijat dhe asnjë nuk mund ta njohë atë.

“Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër, vecëse e keqja në cdo kohë”. (Libri i Zanafilles, kapitulli 6, vargu 5)

“Zemra gënjehet më tepër se cdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?”   (Libri i Jeremias, kapitulli 17, vargu 9)  

“Jezusi tha: ...Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet, vjedhjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, pafytyrësia, smira, blasfemia, kryelartësia, marrëzia. Gjithë këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriun”. (Ungjilli sipas Markut, kapitulli 7, vargjet 21-23)

E gjithë qënia e njeriut, zemra e tij është e korruptuar nga mëkati dhe kjo rezulton në vepra te liga.

Nga zemra e njeriut dalin të gjitha gjërat e liga që mund të mendohen, duke përfshirë mendime të këqija, imoraliteti seksual, vjedhjet, vrasjet, lakmitë, ligësitë, mashtrimet, sensualiteti, krenaria, dhe marrëzia. Bashkë me zemrat tona të liga, mendjet tona gjithashtu janë armiqësore dhe të përfshira në vepra të liga. Por edhe ajo që na bind cfarë është e drejtë dhe cfarë është e gabuar – ndërgjegjja – është e ligë në vetvete, e papastër dhe e ndotur. Zemrat tona janë gjëja e fundit që duhet të ndjekim dhe e vërteta nuk do të gjendet kurrë brenda nesh. Nëse ndjek zemrën tënde, rruga mund të duket e drejtë dhe e mirë në sytë e tu por do të zbulosh që përfundon në vdekje.

“Eshtë një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në rrugët e vdekjes”. (Libri i Fjalëve te Urta, kapitulli 14, vargu 12). 

Në qoftë se nuk do të ishte për fuqinë kufizuese të Zotit, hirit dhe mëshirës së tij, të gjithë njerëzit do të ishin kaq shumë të këqinj me njëri-tjetrin, saqë as nuk mund ta imagjinojmë dot. Diktatorët dhe kriminelët më të mëdhenj në historinë e njerëzimit na tregojnë potencialin që gjithesecili prej nesh ka, për të qënë si ata. Megjithatë, në gjithë ligësinë e tyre, ata u kufizuan nga hiri i zakonshëm i Zotit.

 

Ti je skllav i mëkatit.

Njerëzimi nuk është vetëm fajtor për mëkat, por gjithashtu është i skllavëruar nga ai. Dashuria e madhe e njeriut për mëkatin dhe të keqen tregon që ai është një skllav i tij dhe i kapur rob nga epshet dhe kënaqësitë e tij. E vetmja gjë që njerëzimi ka bërë dhe vazhdon të bëjë në mënyrë aktive është të përfshihet në pasione, dëshira, dhe praktika mëkatare në mendime, në fjalë, dhe në vepra.

“Jezusi iu përgjigj atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Kush bën mëkat, është skllav i mëkatit. Por skllavi nuk rri përgjithmonë në shtëpi; ndërsa biri rri përgjithmonë. Pra, nëse Biri do t'ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë”. (Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 8, vargjet 34-46)

 

Përpjekjet e liga fetare të njeriut.

Shumë njerëz besojnë se mund të shkojnë në Parajsë duke ndjekur një fe. Por problemi qëndron akoma, që asnjë fe nuk mund ta heqë, është fakti që njerëzimi është fajtor për mëkat dhe i gjithë mëkati duhet dhe do të ndëshkohet nga Zot i drejtë dhe i shenjtë. Asnjë fe nuk mund të heqë mëkatet e dikujt dhe asnjë nuk mund ta bëjë veten e tij të pastër. Cdo mëkat duhet të dënohet nga një Zot i drejtë.

“Edhe sikur të laheshe me sodë dhe të përdorje shumë sapun, paudhësia jote do të linte një njollë të pashlyeshme para meje” - thotë Zoti.   (Libri i Jeremias, kapitulli 2, vargu 22)

“A mundet një etiopias të ndryshojë lëkurën e tij o një tigër të këmbejë lëkurën me vijëza? Në të njëjtën mënyrë ju, që jeni mësuar të bëni të keqen, a do mund të bënit të mirën?” ( Libri i Jeremias, kapitulli 13, vargu 23)

“Kush mund të nxjerrë një gjë të pastër nga një gjë e papastër?  Askush”. (Libri i Jobit, kap. 14, vargu 4)

Njerëzit jane plot paudhësi dhe veprat e tyre më të mira janë si rroba ndotura në sytë e Perëndisë.

Për ta kuptuar më mirë këtë koncept, marrim shembullin e nje lebrozi, nëse marrrim një njeri me lebrën më të keqe, ai është një masë mishi e kalbur gjaku dhe lëngu dhe mban erë me dhjetra metra larg. Nëse ne do të merrnim rroben më të pastër, më të mirë dhe më të bukur dhe ta mbështillnim këtë lebroz me atë, pas pak sekondash ajo rrobe e bardhë do të ndotet, gjakoset dhe do të bëhet si mishi i lebrozit.

Këtë po thotë edhe Zoti këtu. Kështu janë veprat tona të mira përpara Tij, ashtu sic është zemra jonë.

“Jemi të gjithë si një gjë e papastër, dhe gjitha veprat tona drejtësisë (veprat e mira) janë si një rrobe e ndotur; po fishkemi të gjithë si një gjethe dhe paudhësitë tona na cojnë larg si era”.    (Libri i Isaias, kapitulli 64, vargu 6)

“Por paudhësitë tuaja kanë shkaktuar një ndarje midis jush dhe Perëndisë tuaj, dhe mëkatet tuaja kanë bërë të fshihet fytyra e Tij prej jush, që të mos ju dëgjojë më”. (Libri i Isaias, kapitulli  59, vargu 2)

“C'është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër, dhe i linduri nga një grua për të qënë i drejtë? Ja Perëndia nuk u zë besë as shenjtorëve të Tij dhe qiejt nuk janë të pastër në sytë e Tij; Aq më pak një qënie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, që e pi paudhësinë sikur të ishte ujë!”  (Libri i Jobit, kapitulli 15, vargjet 14-16) 

“Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?  Dhe nëse edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër  në sytë e Tij, aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!”.  (Libri i Jobit, kap. 25, v. 4-6)

 

 

Cfarë duhet dish për Perëndinë e Drejtësisë

Nëse Perëndia është me të vërtetë i drejtë, dhe ti me të vërtetë mëkatar dhe fajtor, Ai nuk mund të të falë ty! Nëse Ai është i drejtë Ai duhet të të dënojë ty!  Drejtësia e Perëndisë kërkon që mëkati dhe mekatari të dënohet.

“Eshtë caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas vjen gjyqi”.  (Libri i Hebrenjve, kapitulli 9, vargu 27)   “Paga e mekatit eshte vdekja”.  (Libri i Romakeve, kapitulli 6, vargu 23)     

Nuk flasim vetëm për vdekjen fizike, por flasim për vuajtje të përjetshme në një vend vuajtjesh dhe zjarri që quhet Ferr, ku Perëndia ndëshkon përgjithmonë, në përjetësi, ata që kanë mëkatuar, e kanë ofenduar dhe kanë shkelur Ligjin e Tij. Eshtë e përjetshme sepse mëkati është kundër një Zoti të përjetshëm dhe një mëkat kundër një Zoti të përjetshëm rezulton në pasoja të përjetshme. Për shkak të cdo gjëje të thënë më lart, ti je në armiqësi me Të dhe Zemërimi i Tij i përjetshëm qëndron mbi ty!

 o0wG8fNb9hU